Kryemadhi: Bardhi garantonte bandat në Elbasan se do ishte ministër i Brendshëm

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi në lidhje me deklaratën e tij se PD i ka ofruar LSI, 15 mandate në zonë të sigurt. Kryemadhi tha se Bardhi nuk ka qenë i pranishëm në asnjë takim që ajo ka zhvilluar me kryedemokratin Basha dhe nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili.

“Raporti me PD në fushatë? Pas ndryshimeve kushtetuese ne jemi mbledhur, ka qenë Dorjan Teliti, ka qenë edhe zoti Bardhi që kemi diskutuar për çështjen e sistemit. Dhe i kam thënë që duhet të mendojmë dhe t’i analizojmë kalkulimet matematikore dhe sjelljen e zgjedhësve. Pra si i leverdis opozitës.

Normal, që në mendimin tim nuk mendoja që Ed Rama do të unifikojë ty në një listë, sepse përderisa ai bën ndryshime të njëanshme kushtetuese duke dalë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundër Bashkimit Europian kundër të gjithë atyre partnerëve që ne realizuam një marrëveshje me 5 qershor, nuk mendoj që Edi Rama është kaq bujar dhe xhymert me Bashën dhe me opozitën që po të fut ty në një listë që ti të shkosh të fitosh zgjedhjet” – tha Kryemadhi.

I vetmi takim që sipas saj, ai ka qenë i pranishëm ka qenë takimi ballafaques për Elbasanin ku i ajo tha se i ka kërkuar Bardhit të mos dalë garant për bandat pasi do të kishte probleme.

“Zoti Bardhi e para nuk ka qenë në asnjë nga takimet e mia dhe zotit Vasili me zotin Basha. Zoti Bardhi ka qenë vetëm në takimin kur jemi ballafaquar për çështjen e Elbasanit. Që ja kam bërë të qartë hapur mos dil garant bandave të Elbasanit që ti do jesh Ministër i Brendshëm sepse do të kesh probleme ti dhe Partia Demokratike.

Dhe kur i kërkoi zoti Basha të dilte në konferencë shtypi nuk pranoi dilte kështu që e mbyll etapën me zotin Bardhi. Zoti Bardhi ka shumë gjëra për të sqaruar më drejtësinë për çështjet e Elbasanit. Dhe zoti Bardhi dhe zoti Basha kanë shumë gjëra për të sqaruar dhe me ambasadoren amerikane për mashtrimet që kanë bërë në emër të LSI në zyrën e saj. Kështu që duhen të jenë shumë të kujdesshëm zoti Bardhi dhe kushdo tjëtër për thashethemet që përdorin në tavolinë në emër të LSI dhe ambasadores amerikane” – tha Kryemadhi në News 24.

Hits: 134

Be the first to comment

Lini një Përgjigje