Njerëzit e Bashës uzurpojnë degën e Fierit, ndërrohen bravat e zyrave

HERMES, agjensi udhëtimi

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në selinë e PD-së Fieri. Të deleguarit e Lulzim Bashës kanë uzurpuar selinë e partisë duke ndërruar bravat e derës dhe kanë vendosur kamera sigurie për të mos lejuar futjen në godinë të sekretarit dhe anëtarëve të kryesisë. Veprimi i të deleguarve të Bashës erdhi si shenjë hakmarrje pasi 550 nga 640 delegatë të Fierit kanë firmosur mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor.

Pas ndryshimeve ekstra statuore duke emëruar drejtuesit e degës, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë hapin e radhës duke uzurpuar zyrtar e PD-s në Fier, duke ndryshuar bravat e dyerve dhe kamerat e sigurisë.

Ka qenë Sekretari organizativ Rrapi Gjika dhe Sekretari i Degës së PD në Fier, Emiljano Mone të cilët kanë zbuluar skandalin. Pasi kanë konstatuar skandalin, dy zyrtarët e degës lokale të Partisë Demokratike në Fier kanë bërë një kallëzim penal në polici dhe prokurori për të gjetur përgjegjësit e uzurpimit të zyrave.

Sipas sekretarit organizativ Rrapi Gjika, i cili foli në një intervistë për Syri Televizion, ngjarja është hakmarrje e Lulzim Bashës pasi 550 nga 640 delegatë të Partisë Demokratike në Fier, kanë firmosur për mbajtjen e kuvendit në 11 dhjetor.

Gjika shkon më tej kur ngre dyshime mbi fatin e dokumentacionit të anëtarëve të partisë demokratike në Fier, të cilat ndodheshin në zyrat, tashmë të uzurpuara me urdhër të Lulzim Bashës.

Rrapi Gjika komentoi dhe zhvillimet brenda partisë demokratike, duke u shprehur se kuvendi i 11 dhjetorit do të jetë kuvend bashkimi për demokratët, ndërsa antikuvendin e datës 18 e quajti si karshillëk që synon përçarjen e partisë.

‘Kjo ka të bëjë edhe me foltoren, pasi nga 640 delegatë që ka dega e Fierit, 550 delegatë kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Momenti i shkarkimit të Luan Baçit u bë në një moment të papërshtatshëm, për të ju prishur punë degës dhe një sabotim për kuvendin e 11 dhjetorit.

Për Kuvendin e datës 18 dhjetor nuk besoj se do të ketë ndonjë delegat nga Fieri’, ka thënë gjatë intervistës Rrapi Gjika.

Rrapi Gjika deklaroi gjithashtu në SYRI TV, se pas angazhimit në ‘Foltore’ demokratëve të Fierit u është bërë herë pas here presion nga qendra e Partisë në Tiranë.

Hits: 471

Be the first to comment

Lini një Përgjigje