Digjet makina në bypassin e Lushnjes

HERMES, agjensi udhëtimi

Një makinë  është djegur  në baypasin e Lushnjes sot. Bëhet fjalë për automjeti, tip Benz Mercedes me targa AA 802 AA.

Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili  ka dalë pa lëndime. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Lushnjës, për të eliminuar pasojat e zjarrit.Sipas drejtuesit të mjetit, ai ka qenë i vetëm në makinë dhe mendohet  se shkak i zjarrit ka qenë kataliti apo pjesët përcjellëse te gazrave të nxehtë të motorit. Policia po kryen veprimet hetimore për të gjetur shkakun e zjarrit ne mjetin, i cili në pjesën e pasme është djegur totalisht, por pjesa e motorit është e paprekur.

Hits: 52

Be the first to comment

Lini një Përgjigje