Binjakët portugezë mbrojnë Ronaldon në Angli

HERMES, agjensi udhëtimi

Rikthimi në Angli i Cristiano Ronaldos, ka shtuar rrezikun e mundshëm edhe të ndonjë incidenti me tifozët apo edhe me elementë të tjerë që paraqesin rrezikshmëri të lartë.

Në një situatë të tillë, ylli portugez ka vendosur të përforcojë edhe masat teksa ka punësuar dy “bisha” nga vendi i tij për ta mbrojtur pothuajse në çdo takim jashtë fushave të blerta.

Siç shihet në foto, janë gjithmonë dy persona, që në fakt janë binjakë dhe janë nga Portugalia, ish-pjesëtarë të forcave Elitë që kanë sherbyer në Afganistan.

Sergio dhe Jorge Ramalheiro janë dy vëllezërit që qëndrojnë gjithmonë pranë Ronaldos, në festa, takime apo çdo gjë.

Njëri prej tyre u pa që në festën e ditëlindjes së vajzës Alana Martina ku siç duket edhe në foto edhe pse festë familjare, një nga binjakët qëndron pranë Ronaldos.

Tashmë në çdo udhëtim ata janë pranë tij teksa më parë ishin punësuar edhe në njësinë e mbrojtjes së gjyqtarëve dhe politikanëve në Portugali, pothuajse i njëjti rol si Garda në Shqipëri.

Në fakt zbulohet që janë tre vëllezër, pra trinjakë dhe i treti gjithashtu punon si oficer policie.

Hits: 59

Be the first to comment

Lini një Përgjigje