Venom F5, pretendojnë se do arrijë shpejtësinë prej 500 km/h

HERMES, agjensi udhëtimi

Katër vite pas prezantimit zyrtar të konceptit të modelit të shumëkërkuar të kompanisë nga Teksasi, Hennessey ia ka dërguar njësinë e parë të veturës sportive Venom F5, blerësit që ishte i gatshëm të paguaj 2,1 milionë dollarë.

Në Hennessey që njihet për modifikimet e mrekullueshme duke u bazuar në projektin “American Muscle”, ka filluar prodhimi serik i versionit të veturës sportive me dy ulëse, për të cilin pretendohet se do të mbajë titullin e veturës më të shpejtë në botë, pasi do të zhvillojë shpejtësinë prej 500 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Vetëm 24 njësi të kësaj veture do të prodhohen dhe tashmë që të gjitha janë të shitura – e njësia e parë i është dërguar blerësit të paemëruar që më herët kishte nënshkruar marrëveshjen që brenda një viti të mos i përshkoj më shumë se 2.500 milje (4.023 kilometra) me këtë veturë.

Atë e vë në lëvizje motori V8 me 6,6 litra biturbo që prodhon hiq më pak se 1.842 kuaj-fuqi, e për bartjen e fuqisë në rrotat e pasme është montuar ndërruesi automatik me shtatë shpejtësi.

Para konfirmimit zyrtar sa i përket shpejtësisë më të madhe, Hennessey ka publikuar të dhënat: Venom F5 shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 2,6 sekonda, e atë nga 0-200 për 4,7 sekonda. Sa i përket nga 0-300 nevojiten vetëm 8,4 sekonda, ndërkaq për 0-400 vetëm 15 sekonda. Njësia e fundit do t’i shkojë në shtëpi blerësit në fund të vitit 2023. /Telegrafi/

Hits: 28

Be the first to comment

Lini një Përgjigje