Rasti i parë i vetëvrasjes së asistuar është miratuar në Itali

HERMES, agjensi udhëtimi

Në shtetin italian është miratuar rasti i parë i vetëvrasjes së asistuar, i cili deri më tani është dënuar me 5 deri në 12 vite burg, njoftoi të martën Shoqata Luca Coscioni.

Mario, një pseudonim, “më në fund mori opinionin e Komisionit të Etikës, i cili, pasi kontrolloi gjendjen e tij nga një ekip mjekësh specialistë (…), konfirmoi se ai plotësonte kriteret për qasje ligjore në vetëvrasje të asistuar”, njoftoi shoqata.

Cili është ndryshimi midis eutanazisë dhe vrasjes së asistuar?

Eutanazia i referohet një rasti në të cilin ndërmerren hapa aktivë për t’i dhënë fund jetës së dikujt, por akti fatal kryhet nga dikush tjetër, më së shpeshti një mjek, transmeton Telegrafi.

Vetëvrasja e asistuar është kur dikush i merr jetën vetvetes, por dikush tjetër i ndihmon. Në vend që një mjek ta bëjë këtë, personi e bën vetë. Vdekja e asistuar mund t’i referohet eutanazisë ose vetëvrasjes së asistuar.

Zelanda e Re është e fundit në një seri shtetesh ku eutanazia është bërë e ligjshme, raporton politico.

Gjykata Kushtetuese futi një përjashtim në ligj

Ligji italian aktualisht dënon dhënien e ndihmës në vetëvrasje me një dënim nga pesë deri në 12 vjet burg, por në vitin 2019 Gjykata Kushtetuese vendosi një përjashtim për “pacientët që mbahen në jetë me barna (…) dhe vuajnë nga një sëmundje e rëndë që shkakton vuajtje mendore dhe fizike që konsiderohen të padurueshme dhe që janë plotësisht të aftë për të marrë vendime të lira dhe të ndërgjegjshme”.

Mario, 43, është një shofer kamioni, i cili u bë tetraplegjik dhjetë vjet më parë, pas një aksidenti automobilistik ku iu thye shtylla kurrizore.

Ende nuk është përcaktuar mënyra dhe koha e vetëvrasjes së asistuar
Ai u kërkoi vazhdimisht autoriteteve shëndetësore në provincën e Marche (në qendër të vendit), ku jeton, leje për vetëvrasje të asistuar, gjë që iu refuzua derisa ekipi ligjor i Shoqatës Luca Coscioni u përfshi në këtë rast.

Ende nuk është përcaktuar mënyra dhe koha e vetëvrasjes së asistuar.

Hits: 105

Be the first to comment

Lini një Përgjigje