Paralajmërimi/ Meta nga Prishtina: Një rrymë serbo-centriste po rreket të gjallojë në rajon

HERMES, agjensi udhëtimi

Presidenti Ilir Meta përcolli sot disa deklarata të forta nga Prishtina duke kundërshtuar procesin e ‘Open Balkan’, ndërsa paralajmëroi edhe për vënien në rrezik të stabilitetit në rajon prej faktorit serb. 

Kreu i shtetit foli për një rrymë serbo-centriste që po gjallon në rajon përmes vorbullave artificiale. 

Presidenti kërkoi një marrëdhënie më të vërtetë mes Kosovës e Shqipërisë, që të shkojë përtej spektaklit të takimit mes dy qeverive, dhe t’i japë zgjidhje çështjes së tarifave që duhet të paguajnë sipërmarrësit.

“Një rrymë serbo-centriste po rreket të gjallojë në rajon, përmes provokimit të vorbullave artificiale, ku as Tirana apo Prishtina nuk mund t’i lejojnë vetes të tregohen indiferente apo symbyllta. Himinizimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit nuk mund të bashkëjetojnë me aspiratat evropiane dhe euro-atlantike të vendeve tona. Çdo tentativë për të na tërhequr drejt një të ardhmeje përmes halucinacioneve të së shkuarës, duhet të ndesh me një refuzim të prerë”, u shpreh Meta.

Gjithashtu, presidenti kritikoi ‘Ballkanin e Hapur’ që sipas tij nuk është gjithëpërfshirës dhe rivalizon Procesin e Berlinit.

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal po konstatojmë oshilacione të padobishme si në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë ashtu edhe në raport me BE-në, e kam fjalën edhe për energjitë kaq të tepërta që po i përkushtohen Mini-Shengenit dhe Ballkanit të Hapur.

Rezerva e parë është parimore për sa koha bashkëpunimi është gjithëpërfshirës nuk mund të ofrohet me gjuhë imponuese, politikës përjashtuese dhe faktit të kryer. Rezerva e dytë lidhet me përpjekjet për të rivalizuar Procesin e Berlinit, që është gjithëpërfshirës dhe shoqërohet me garancinë financiare të BE-së”, u shpreh Ilir Meta. 

Hits: 39

Be the first to comment

Lini një Përgjigje