Aksidenti tragjik me 46 viktima/ Video-ja 3D ja si mund të ketë ndodhur përplasja

HERMES, agjensi udhëtimi

Në rrjetet sociale po qarkullon një video 3D që rikrijon momentin e aksidentit tragik me 46 viktima në Bullgari. Video-ja tregon autobusin që lëkundet nga një anë e rrugës te tjetra deri sa në fund rezulton duke shpërthyer në flakë. Pamjet hedhin dritë mbi dyshimet nëse automjeti mori flakë përpara apo pas përplasjes.

Aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur ditën e djeshme (e martë) dhe ka marrë 46 jetë, mes tyre edhe 12 fëmijë. Pasagjerët, që sapo kishin vizituar Turqin, ishin në udhëtimin e kthimit kur ndodhi përplasja fatale, nga e cila arritën të shpëtonin vetëm 7 persona.

Hits: 124

Be the first to comment

Lini një Përgjigje