Agron Shehaj: Do të shkoj në Kuvendin e 11 dhjetorit

HERMES, agjensi udhëtimi

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj në një komunikim për mediat këtë të martë tha se do të shkojë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha që do të mbahet më 11 dhjetor. Ai theksoi se mbi 4200 firmat e mbledhura nga foltorja e Berishës janë të sakta dhe të vërteta, duke shprehur anën që do të mbajë.

“Do shkoj në 11 dhjetor se numrat për të thirrur kuvendin janë të vërteta dhe të sakta”, tha Shehaj.

Kujtojmë se deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj këtë të martë është paraqitur në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka për të verifikuar një pjesë të firmave të delegatëve.

Hits: 144

Be the first to comment

Lini një Përgjigje