UNË I FUNDIT I BARBONËVE

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Alban Çakalli – Nje gje eshte e vertet se une kam bere jete barboni. Kam flejt ne male te huaja i mbuluar me nje cope plasmas, kam qen dhe pa buke, pa uje.

Po me kujtohet nje here qe dridhesha per buke ne malet e Greqise dhe nje “barbon” tjeter nga Berati me dha buken e vet, me dha rrobat dhe kepucet. Kishte 6 muaj qe ai nuk e kishte pare shqipetar me sy, as familjen se kishte pare, ai punonte akademik me dhen, kishte 300 koke dele, nje radio dhe nje krevat, flinte ne mes delesh, stanet jane te ngrohta se gazi karbonik eshte ne sasi te larta, po dhe mushkerite ti shkaterron, barinjte deri ne 55 vjeç rrojne, se kushtet jane mizerabel, pastaj te vret dhe malli.

I them si mundem ta shperblej kete qe bere per mua! Asgje vlla me tha. Vetem rri nje dite ne stan e bejme muhabet, me ka marre malli per vendlindjen me tha. Kur je larg shqipetari shqipetarin e do, e do vetem me fol dy fjal shqip, se gjuha shqipe ne nje vend te huaj peshon sa krejt bota. U ndame duke falenderuar njeri-tjetrin.

Ishin vitet 2005, por kudo shkoje ne Europe jete barboni beje. Vendos te kthehesh ne vendin tend te jetosh plot dinjitet, por ketu dinjitetit i gjuajne me predha, shteti te trajton si barbon, e dikush tjeter te quan dhe barbun. Po dhe ketu jete barboni bejm, se zgjohemi ne oren tre te mengjesit per tu turr ne xhunglen pa rregulla te tregut. Se ndodh qe e shet arken e perimeve 3 mije lek te vjetra, 1 mije lek ti merr vendi ku shet, 1 mije lek ti merr parkimi i makines, po nafta per te shkuar ne treg.

Ja ky eshte bujku i vertet ne tregun e madh te Kasharit. Po ju keni frike nga bujqit, ju tmerrojne, se jane e vetmja shtres e popullsise qe nuk i hajne propagandat me garuzhde te gatuara nga ju.

Keto ditë jeni djersit shume, shantazhuat dhe grumbulluesit per ti vendos kundra fermereve, pastaj nxorret Gjergjin per ti vendos fermeret kunder grumbulluesve por jo nuk ja dolet. Po nqse grumbulluesi ka shtyp fermerin, jeni ju shteti qe e keni bere kete gje.

Ne shtete qe funksionojne normalisht nuk ndodh.

Nuk do ja dilni as me asnje lloj servili qe perdoret per te hipnotizu masat. Kujdes bujqit!

Hits: 263

Be the first to comment

Lini një Përgjigje