Familjarët e Mateos protestë në Vlorë, bllokojnë rrugën Transballkanike

HERMES, agjensi udhëtimi

Familjarët e Mateos, i cili u vra barbarisht nga fqinji i tij Klodian Çalamani, nuk janë mjaftuar vetëm me peticionin për dënimin me vdekje të autorit.

Ata janë zhvendosur sot para burgut të Vlorës, ku po mbahet i burgosur 38-vjeçari. Siç shihet edhe nga pamjet, me pankarta dhe thirrje me zë të lartë, familjarët tentojnë që të hyjnë në ambientet e burgut, ndërsa ata kërkojnë drejtësi.

Prindërit e 8-vjeçarit, bashkë me vëllain e viktimës, dhe familjarët e tyre i janë afruar kangjellave të burgut, ndërkohë që një kordon policie qëndron para tyre për të mbajtur në kontroll situatën.

Pasi protestuan para paraburgimit të Vlorës, familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu vijojnë protestën e tyre në brendësi të qytetit.

Familjarët e fëmijës së vrarë nga 38-vjeçari Klodian Çalamani kanë bllokuar rrugën Transballkanike dhe janë ulur në mes të asfaltit. Ata bëjnë thirrje për drejtësi.

Protestës i janë bashkuar qytetarë të tjerë në Vlorës.

Policia e Vlorës ka lejuar që familjarët të vijojnë protestën e tyre. Kujtojmë se familja e vogëlushit po bën një peticion ku po mbledh firma që autori të dënohet me vdekje.

Hits: 80

Be the first to comment

Lini një Përgjigje