Doni të përpunoni ullirin, shkoni në “SHPATA 2003” në Manekaj të Patosit

HERMES, agjensi udhëtimi

Patos – Prej vitesh fabrika e përpunimit të ullirit në Manekaj të Patosit është bërë shumë e njohur jo vetëm në fshatrat përreth si Kuqar, Manekaj, Rusinjë, Patos e Dukas por edhe në atë të Roskovecit e deri në fshatrat e Beratit në kufi me ata të Fierit, pasi falë cilësisë e standarteve prodhimi i saj kënaq fermerin dhe konsumatorin.

Kjo fabrikë administrohet nga Taulant Shpata i cili edhe pse është ptonari i saj dhe ka të punësuar , ai i qëndron vet në kokë punës e kjo për shkak të “sekretit” profesional pasi vaji i ullirit që del nga përpunimi në këtë fabrikë ka cilësi e standarte të bashkimit Europian.

Nga biseda me Taulantin mësojmë se që të kjemi një vaj cilësor duhet ti kushtohet kujdesi dhe të zbatohen parametrat teknologjikë edhe pse kjo fabrikë është bashkohore.

Taulanti tregon se ulliri, kokrra, duhet të ndahet mirë nga gjethet e të lahet mirë me ujë të pastër, të bollëshëm e me presionn të lartë. Kjo ndikon që vaji të mos ketë hidhërimë e aromë të huaj.

Gjithë mprocesi i punës së prodhimit të vajit, kur ndahen nga lëngjet kryhet në një temperaturë 30 gradë celsius që është shumë e domosdoshme, por duhet nga ana tjetër edhe korrektesë dhe ndjekje hap pas hapi e procesit të punës, pra ti qëndrosh mbi kokë.

Klientët vijnë nga fshatra të ndryshme si nga Ngjeqari, Kurjani, Ruzhdia, Kuqari, zona kto që kanë fabrika përpunimi ulliri, por ja që vijnë dhe e përpunojnë ktu pasi preferojnë teknologjinë dhe cilësinë e vajit që prodhohet në këtë fabrikë.

Për të shkuar në fabrikë është shumë e thjeshtë, teksa kalon “kthesën e Patosit” që shkon për në Roskovec, kthehsh për në Dukas dhe vetëm një kilometër e mbrrin në fabrikë, rruga është e shtruar./ ALB365/ Xhemil Beharaj

  • Ky shkrim është i sponsorizuar nga “SHPATA 2003”

Hits: 243

Be the first to comment

Lini një Përgjigje