Betimet e Berishës/ Unë Kryeministër, Soros “non grata” dhe Kim s’do shkel në zyrën time.

HERMES, agjensi udhëtimi

Ish Kryeminsitri Sali Berisha ka pohuar ndër të tjera se nëse një ditë do kthehet në pushtet George Soros do të shpallet “non grata” ndërsa ambasadorja e SHBA në Tiranë Juri Kim sdo të shkel kurr në zyrën e tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se sapo PD të kthehet në pushtet me të në krye, vendimi i parë do të jetë shpallja “non grata” e miliarderit George Soros.

“Lexoni studimin e Euronews. Vetëm 6% e shqiptarëve besojnë se ja vlente kostoja e reformës në drejtësi. Kjo reformë përbën një nga aktet korruptive më të mëdha në historinë e këtij vendi.

Të gjithë kanë pasur një ekzekutor që është Edi Rama. Por kanë pasur një padrino dhe ky është Xhorxh Sorros, i cili përdori çdo lloj fuqie që Edi Rama të ndërtonte Narko Shtetin.

Për të denatyruar një shtet nga interesi i tij kombëtar. Ne mblidhemi sot krenarë, shpëtimtarë, ne e shpëtuam opozitën dhe duhet të ndiheni krenare secila prej jush.

Unë kam kërkuar publikisht shpalljen e tij non-grata. Në emrin tuaj do t’i them atij se kjo forcë konservatore në pushtet, një nga aktet e para është shpallja e tij non grata përgjithmonë” – tha Berisha në një takim me gratë demokrate në Tiranë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i prerë me ambasadoren e SHBA, Juri Kim. Në një takim me gra të PD-së të zhvilluar në Tiranë, Berisha tha se Kim duhet tu kërkojë falje demokratëve për “barin që u ofroi demokratëve”.

“Dy fjalë dua t’i them zonjës ambasadore që më shumë se interesat e vendit të saj mbron interesat e Sorosit. Në një dalje televizive ajo u shpreh se po fitoi Berisha nuk do i japim dorën dhe nuk do i shkojmë në zyrë.

E nderuar zonjë, dera e Berishës do të jetë gjithnjë e hapur për ambasadorin e SHBA me të vetmin kusht që në rast se ai do të quhet Juri Kim në çfarëdo funksioni që të ketë, kurrë nuk do të shkelë në zyrën time pa kërkuar falje për barin që u ka dhënë juve.

Ne e kemi përmbysur diktatorin që u jepte bar shqiptarëve ndaj ju garantoj se në zyrën time nuk do shkelësh kurrë pa u kërkuar falje shqiptarëve për barin” – tha Berisha.

Hits: 83

Be the first to comment

Lini një Përgjigje