Tifozi besnik i “Zonjës së vjetër”

HERMES, agjensi udhëtimi

Këtë fanellë që po mban në duar, Gazmend Gashi nga Prishtina, e vesh në të njëjtën datë tash e 19 vite.

Ai thotë se mbishkrimi i kësaj fanelle tregon një ndër momentet më të mira qe i ka dhuruar klubi i zemrës, Juventusi.

Gazmendi tregon se e gjithë kjo dashuri erdhi për shkak të Pinturichios.

Përkundër që Zonja e vjetër ra në kategorinë B, ai nuk ndaloi së shikuari çdo ndeshje.

As Interin e as Milanon nuk i sheh si rival të Juves, e si të dytin e sheh krejt një tjetër skuadër.

Kishte raste kur 38-vjeçari thyente telefonin e tij për shkak të dëshpërimit.

Pasioni i tij i madh, ka bërë që të shkojë në Torino për t’i shikuar ndeshjet nga afër, ndërsa tregon edhe për medaljet e kupat e fituara.

Lojtari i tij i preferuar është Georgio Chiellini, të cilin shpreson shumë që ta takojë një herë.

Hits: 37

Be the first to comment

Lini një Përgjigje