Të vërtetat shkatërruese përballë kryemashtruesit vulëhumbur të demokratëve!

HERMES, agjensi udhëtimi

Të vërtetat shkatërruese përballë kryemashtruesit vulëhumbur të demokratëve!

KryeGënjeshtarit vulëhumbur të demokratëve Lulzim Basha, që ka gënjyer paturpësisht e gënjen për LSI po i përball të vërtetat, të cilave ai kërkon tu bëjë bisht dhe tu shpëtojë duke u futur në brekushet e Edi Ramës.

Kryegënjeshtari ka gënjyer në mënyrë të pacipë për 4 vjet rresht, që nga 17 maji i 2017 ku u ul në tavolinë falë LSI dhe ku menjëherë më pas u shndërrua në zorrën qorre dhe vegël të Edi Ramës dhe ku e sulmoi LSI-në në zgjedhjet e 2017 me çdo mjet e bile më shumë se Rama vetë.

LSI dëgjoi mashtrimet e tij për djegien e mandateve dhe i dogji ato sepse mashtruesi rrihte gjoksin se gjoja kishte mbështetjen e gjoja Planit Gjerman, por në fakt kishte planin e Edi Ramës duke i dhënë parlamentin në pjate atij.

Kryemashtruesi e gënjeu akoma me poshtërsisht LSI- në edhe për braktisjen e zgjedhjeve lokale, ndërkohë që nuk kishte marrë asnjë mbështetje ndërkombëtare, por vetëm detyrën për zbatimin e planit të Edi Ramës për ti dhënë edhe pushtetin lokal.

Kryemashtruesi gënjeu edhe për gjoja bllokimin e bashkive që nuk do ti dorëzoheshin kurrë Ramës e ku ja dhuroi me shumë qejf dhe pa asnjë rezistence atij, sipas planit të Edi Ramës.

Kryemashtruesi nuk pranoi as të bënte kërkesë për pjesmarrje në zgjedhje lokale në 18 tetor 2019, sipas dekretit të shtyrjes së zgjedhjeve nga Presidenti Meta, sepse ishte në kulm të pazarit me Edi Ramën dhe preu në besë LSI-në, opozitën dhe Presidentin.

Mashtruesi ra dakord për fushatë të përbashkët me LSI në 25 prill në të gjithë qarqet e vendit.

Por mashtruesi pengoi, refuzoi, u shmang dhe nuk bëri as edhe një takim të vetëm, bile me urdher te Edi Ramës nuk mori pjesë as në mitingun e mbylljes së fushatës së LSI- së.

Mashtruesi i këshilluar nga kompania izraelite, qe i dha Edi Rama kordinoi me izraelitet e Ramës për të dëmtuar LSI me çdo formë e çdo mënyre.

108 mijë votat e LSI janë të gjitha grushte  në surrat për kryemashtruesin ordiner, që kishte bërë plan ti asgjesonte së bashku me binjakun e tij Edi Rama.

Kur LSI bëri denoncimin e shekullit për inceneratorët,  kryemashtruesi i shitur shfaqej live, dhe pengonte qellimisht transmetimin live e këtyre denoncimeve shumë të rënda kunder Edi Ramës dhe kjo u prishte pazarin e hajduteve që të dyve.

Kryemashtruesi me porosi të Edi Ramës nuk mbështeti kurrë publikisht denoncimet shumë të rënda të inceneratorëve të bëra nga LSI  ndërsa LSI me luajalitet ka mbështetur çdo denoncim për korrupsion të bërë nga PD.

Kryemashtruesi pengoi egërsisht pjesmarrjen e LSI në Komisionin Parlamentar Hetimor për hetimin  incenenatorëve sepse LSI do të nxirrte në shesh deri në fund aferën kriminale të inceneratorëve, që i prishte pazarin e madh midis kryemashtruesit dhe Ramës. Pasi LSI ishte denoncuesja më e madhe e kësaj afere.

Këto janë vetëm disa të vërteta, qe i nxjerrin bojën kryemashtruesit si një sejmen në shërbim të Edi Ramës dhe kundër të gjithë demokratëve, lsi-stave dhe qindra mijra qytetarëve të ndershëm që vidhen e plaçkiten çdo sekondë nga mafia në pushtet e ndihmuar  pa u lodhur nga kryemashtruesi.

Hits: 251

Be the first to comment

Lini një Përgjigje