PA TITULL!

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Julian Hoxha – Une kam nje histori te tille familjare, kur gati 20 vjet me pare nje kushuririn tim te afert ne Cakran, e rrembyen, e masakruan me thika dhe me pas e hodhen poshte nje ure! Burri i tezes time, babai i djalit, mori hak, dy dite pasi varrosi te birin e tij te mitur! Vrau dy vellezerit e gruas qe i masakroi te birin! Sot ai eshte ende ne burg… familja u shkaterrua!

…..

Kjo histori sot me solli ne kujtese ate ngjarje te rende qe nuk do ta harroj kurre. Si prind dhe si qytetar, e shoh kete si nje ngjarje nga ato te cilat mund te formesojne por dhe thetersojne karakterin njerezor ne momente te caktuara. Ky maskarai qe shihni ne foto nuk e meriton denimin me vdekje, ndonese eshte i vetmi shpagim qe mund te sjelle ngushellim per familjaret e femijes se mitur ne Grecalli!

Dikur e kam menduar denimin me vdekje, madje ne kendveshtrimin tim eshte i domosdoshem per disa lloje krimesh si: abuzimi seksual me te mitur, vrasjet e te miturve, perdhunimet, grabitjet me dhune, terrorin etj. Mirepo, para kesaj duhet te kete nje vetdijim shoqeror dhe institucional per te ndertuar institucione qe mbajne pergjegjesi.

Ky maskarai, i skeduar dikur per rrembim te mituri, duhej te ishte ne qeli. Aktualisht nuk mund te spekuloj nese ka qene dhe eshte liruar (pasi ende se kam kete informacion). Por nese ka qene i denuar dhe eshte liruar, gjykatesi a prokurori, kushdo e ka kerkuar a dhene vendimin per lirimin e ketij monstrses, duhet te mbaje pergjegjesi penale.

Se dyti, duhet me urgjence hartimi i nje liste publike me foto dhe te gjeneralitete per monstra te tilla. Duhet qe fytyrat e ketyre maskarenjeve te jene fletrrufe ne vende publike apk saite interneti, me qellim qe keta monstra te demaskohen dhe te qendrojne larg femijeve. Qe nga pedofilet, perdhunuesit dhe personat me rrezikshmeri publike per femijet, duhen skeduar publikisht me qellim qe prinderit te kene te dhena per te mbrojtur femijet e tyre.

Ngushellime familjes se vogelushit qe ra preh e makabritetit!

Hits: 440

Be the first to comment

Lini një Përgjigje