MONSTRA I FIERIT QË “ÇMENDI” NJË SISTEM

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga: Redjon Shtylla – Dënim me vdekje, kërkon populli për vrasësin monstruoz të Fierit. Ëngjëlli Mateo ishte preja e 38-vjeçarit, që bëri të çmendur një vend. E nëse çmendi një vend nga krimi i tmerrshëm, ai është i qetë, pranues i krimit dhe pa shfaqje pendese.

Historitë e Klodian Çalamanit janë të frikshme, alarmuese dhe tregojnë se vijojmë të jemi një shtet i dobët, por do të ndalemi pak më poshtë pse e cilësojnë vendin tonë të tillë. Rrëmbime ndër vite, dhe njërën prej tyre e tregojnë ekskluzivikisht për ju. Ishte viti kur asokohe vrasësi makabër ishte më i ri kur mori me forcë të miturin. Pra kemi të bëjmë me një qënie me sjellje agresive dhe të rrezikshme për fëmijët, por që kurrë personat apo dhe zinxhiri i përgjegjësve kurrë nuk u morën apo ta dënonin sipas ligjeve.

Kudo në raporteve të huaja, Shqipërisë i tërhiqet veshi për zbatim të dobët të ligjeve. Ligjet i kemi si Europa, por zbatimi është si në Afrikë. Në vend ka mungesë të një regjistri të pedofilave, të abuzuesëve me fëmijë dhe kjo do të ndihmojë komunitetit ti njoh, kur ata të rikthehen dhe të bëhen pjesë e komunitetit pasi të kenë kaluar një dënim.

Paçka profilit të autorit të dyshuar të ngjarjes, sjelljes së tij në komunitet dhe reagimit të fqinjëve, roli i institucioneve është vendimtar për të shmangur përsëritjen fenomenit. Në atë fshat ka kryeplak, ka qytetarë që njohin ligje, por që gjithësesi sheh shtëpinë e tij, edhe pse përballë mund të jenë dëshmitarë të një ngjarje të rëndë, të frikshme, por që zgjedhin të heshtin.

Faji nuk është gjithmonë i sistemit të drejtësisë, edhe pse vendimet e tyre po dalin që janë skandaloze, por faji është i joni. Jemi një shoqëri që kemi frikë të flasim kur shohim një ngjarje që cënon një bashkëqytetarin tonë, kjo mbase nga ideologjia e së kaluarës, që spiunat ishin bashkëpunëtor të sistemit komunist në vend.

Në ngjarje të tilla, kaq shumë të ndjeshme çojnë revoltën e popullit në një kërkesë të vetme. Reagimi i parë i opinionit publik pas këtij rasti, është thirrja për rikthimin e dënimit me vdekje, i shfuqizuar përfundimisht për të gjitha veprat penale në vitin 2007. Është kërkuar rikthimi i dënimit me vdekje, por nuk është kjo zgjidhja. Nëse vdes, është vendimi më i lehtë, ai nuk vuan. Ai duhet të dënohet me vendimin më të ashpër, jo të vritet.

Autori i dyshuar ka kryer më parë krime dhe është dënuar aq sa është dënuar, por ndërhyrjet ndëshkuese asnjëherë nuk janë të mjaftueshme. Çfarë ndodh me të më pas është gjithashtu e rëndësishme, por askush në këtë vend nuk merren me njerëz të tillë, pasi i quajnë të çmendur. Por i çmendur në këtë realitet del të jetë shteti, që i lëshon në rrugë, në mes të komunitetit të tillë njerëz.

Personat që vuajnë nga psikoza dhe që nuk janë trajtuar, mund të kryejnë vrasje. Atyre iu duket sikur i përndjekin, duan t’i vrasin, i tallin, dëgjojnë zëra që iu thonë vrite këtë, se do shpëtosh, apo do shkojë në parajsë. Psikozat bëjnë që këta të dëmtojnë nënën, babanë, fqinjin, madje edhe fëmijë.

Sot nuk është koha të gjejmë fajtorin, pasi dihet ku është pjesa e kalbur e të gjithë sistemit, por është koha që të kemi institucione që punojnë dhe nuk rrinë nëpër kafene, është koha që një shoqëri të ndërgjegjësohet që problemi i tjetrin në rast rreziku jete është edhe i imi dhe duhet të gjej format për të dhënë ndihmën e për të shpëtuar jetë.

Hits: 102

Be the first to comment

Lini një Përgjigje