KRIM MAKABËR, MBETA PA FJALË

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Arbër Hitaj – Nuk dija cfare te shkruaja pas ngjarjes makabre ne Fier!

Pyetjet qe me kalojne ne mendje jane shume. Dilemat jane dhe me te medha. Nga nje kerkim ne google gjej qe edhe ne rajon ka raste te tilla makabre.

Por me nje ndryshim te madh, ato jane per here te pare, jo te perseritura!

Ndersa ne Fier apo zona te tjera, ka njerez te rrezikshem qe kane bere krime disa here, duke u

denuar pak ose aspak!

Kjo fale politikes, qe ka imponuar nje drejtesi skandaloze!

E dyta lidhet me familjen.

Ne sa vende te botes shikon njerez me probleme mendore te levizin lirshem ne rruget e qyteteve!

Ne Tirane po.

Por besoj edhe ne qytete te tjera.

Si mund te lejohen njerez me kartel te ecin rrugeve!

Perpiqem te gjej nje shpjegim, me kot! Ndersa i sodis rrugeve te livadhisin duke leshuar

lumenj me sharje e ulurima! Kur nuk ka familje, a duhet te kete institucione?

Kaq e veshtire te jete?

Flasim shume per cdo faktor, por harrojme bashkite.

E fundit, per miqte qe evokojne denimin me vdekje, i mirekuptoj, thjesht dua tju them se dhe ne shtetet qe ekziston, krime ka boll. Le ta fillojme me veprime te thjeshta…

Hits: 100

Be the first to comment

Lini një Përgjigje