Vodhi i maskuar para në një biznes, arrestohet 26 vjeçari

HERMES, agjensi udhëtimi

Patos – Fabjon Goxhaj 26 vjeç i dënuar më parë për vjedhje është arrestuar nga policia. Ai vodhi i maskuar një sasi parash në një biznes në Patos dhe u largua, por brenda një kohe të shkurtër, u identifikua dhe u vu në pranga nga Policia.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “29 Marsi”, Patos, një shtetas i maskuar kishte marrë një sasi parash në dyqanin e shtetasit K. S dhe ishte larguar, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar shërbimet e Stacionit të Policisë Patos bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin Fabjon Goxhaj 26 vjeç, banues në Patos, (i dënuar me parë për vjedhje).

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

Hits: 402

Be the first to comment

Lini një Përgjigje