Mbetjet urbane të Mallakastrës drejt inceneratorit të Fierit

HERMES, agjensi udhëtimi

Mallakastër – Plehrat e rrethit Mallakastër do shkojnë në inceneratorin e Fierit. Bashkisë i shtohen shpenzimet për transportin gjë që do dali nga rritja e taksave ndaj qytetarëve e bizneseve

Fusha e mbetjeve urbane në rrethin e Mallakastrës mbetet problematike si në stinën e verës që u vihet zjarri ashtu edhe në stinët e tjera pasi rreshjet që bien për shkak të terrenit i marrin para dhe përfundojnë përrenjëve.
Në këtë fushë depozitohen mbetjet urbane të pjesës më të madhe të fshatrave të kësaj bashkie. Era e keqe që ato lëshojnë në atmosferë por edhe tymi kur u vihet  zjarri rrezikojnë si pyllin me pisha që ndodhet vetëm pak.metra sipër kësaj fushe por edhe fshatin Klos apo banorët e turistët që shkojmë të vizitojnë parkun arkiologjik të Bylisit

Porosia që la kryeministri Edi Rama në takim me kryebashkiamët e prefektët e Shqipërisë disa ditë më parë ishte që të gjendeshin zgjidhje që mbeturinat të mos  jenë rrugëve pasi përcojnë një panoramë të keqe tek turistet vendas e të huaj.
Në këtë kuadër kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj ka parashtruar kërkesën këshillit bashkiak që në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2022 të shikohen dhe shpemzimet shtesë për transportin e plehrave  pasi mbetjet urbane  do të shkojnë në inceneratorin e Fierit.
Ismailaj pohoi faktin se nuk do ket rritje takse pastrimi tek qytetarët por mundet që të ket tek bizneset e mëdha.

Theksojmë se drejt inceneratorit të Fierit përveç mbetjeve urbane të Fierit tashmë shkojnë edhe ato të bashkive Patos, Roskovec dhe Lushnje.

Hits: 99

Be the first to comment

Lini një Përgjigje