Berisha: Javën tjetër shpall datën e mbledhjes së Kuvendit, të nxjerrim Bashën nga zyra

HERMES, agjensi udhëtimi

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në Berat në “Foltoren” e radhës për të bindur demokratët që ta mbështesin në nismën kundër lidershipit aktual të PD-së. Ai njoftoi se javën e ardhshme do të shpallet “data e mbledhjes së Kuvendit dhe do të mblidhemi të sigurt” tha ai.

Ish-kryeministri nuk i kurseu sulmet kundër Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ndërsa goditi edhe nismën e PD-së për vettingun e politikanëve, që sipas draftit të selisë blu duhet ta bëjë një strukturë e veçantë brenda SPAK-ut. Sali Berisha e kundërshtoi.

Vettingu i politikanëve është i domosdoshëm, por jo mbi rregulla policeske, por transparente. Po si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike, të propozojë që të vendosë SPAK për mandatet e deputetëve, që do të thotë që je skllav i Edi Ramës” tha Berisha.

Në fund, Berisha e theksoi edhe njëherë ambicien e tij. “Sali Berisha është i hapur për cdo detyrë në harkun kushtetues, përfshirë kryetar i PD-së”.

Hits: 386

Be the first to comment

Lini një Përgjigje