Aksioni policor, 1 i vdekur e 7 të plagosur

HERMES, agjensi udhëtimi

Greqi: Një i vdekur dhe shtatë të plagosur në njw ndjekje policore në Peramë – Mes tyre gjashtë policë

Një i vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre gjashtë policë të DIAS-it, është raportimi i përplasjes së armatosur të ndodhur mbrëmë vonë në Peramë. Sipas burimeve të ELAS – it, oficerët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të një makine, në të cilën kishte edhe dy persona të tjerë – sipas informacioneve rome – që të ndalonte për kontroll. Mirëpo drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar dhe ka shtuar shpejtësinw për t’u larguar dhe pwr pasojë ka nisur një ndjekje e cila ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë. Në atë moment drejtuesi i mjetit ka përplasur motorët e DIAS-it dhe më pas efektivët e policisë kanë qëlluar. Njëri nga tre personat nw mjet u godit për vdekje, njëri lehtë, ndërsa gjashtë policë u plagosën. Ndërsa personi i tretë që ishte në mjet arriti të arratiset dhe është në kërkim.

Hits: 208

Be the first to comment

Lini një Përgjigje