Fukarallëk – Maskarallëk/ Listat milionëshe për t’u ushqyer po boshatisin Patosin e Vjetër

HERMES, agjensi udhëtimi

Patos – Listat  e borxheve milionëshe në dyqane po boshatisin  Patosin e Vjetër. Dikur gjallëronte nga intelektualë ndersa sot zhytur në mjerim, papunësi, të rinjtë në emigracion.

Ata që kanë mbetur nuk nxjerrit dotë muajin me bukë, por shënojnë emrat në listat e gjata të borxheve në dyqane. Dyqanxhinjtë në pritje të kthimit të emigrantëve që të shlyejnë boxhet e prindërve

Lagja “Mustafa Matohiti” e bashkisë Patos dikur popullohej nga afro 800 familje  ndërsa sot nuk shkojnë më shumë se 250 dhe kjo për shkak të kushteve të vështira ekonomike që i ka detyruar banorët të emigrojnë si brenda ashtu dhe jashtë kufijëve të vendit.

Fukarallëku është ulur këmbëkryq në familjet e kësaj lagje dhe kjo duket tek banorë që kur shkojnë të blejnë  në dyqane nuk mbushin qeset me ushqine por dy domate nje presh, nje bukë, dy sallatorë e dy kokrra qep apo dy patate. ” Të gatuaj të ha sot e nesër, dhe po mbeti pak shty dhe ditën e pasnesërme ” na thotë një e  moshur e cila shtonë se me pensionin e  saj i përballonë të gjitha shpenzimet mujore, por duke shënuar emrin në listën e  borxheve ne dyqan

Gratë, ato që jane ekonomistet e shtepisë, nikoqiret tregojne se fëmijet kanë ikur ne emigracion nuk ka punë, i ka detyruar fukaralliku të braktisin familjet e ta ndërtojnë jetën jashtë kufijëve të vendit

Nga ana tjetër pronaret e dyqaneve pohojnë se nuk eshte as një as dy fletore me emrat e borxhlinjëve por jane shume me dhjetra dhe borxhi ne këto per  nje peson shkon deri ne 2 milionë lekë te vjetra

Ata pohojnë se i eshte dashur qe te shkojë në Sarandë per te takuar nje borxhli ti merte shumën e afro 2 milionë lekeve por edhe ato sia mori se nuk kishte, iku nga Jugu punoi ne Veri dhe sia mora dotë sepse vdiq, tregon pronari i një dyqani

Listat e borxheve e borxhlinjëve shtohen pafundë nga borxhlinjët e rinjë nderkohë që borxhlinjët e vjetër ikin për ti shptuar jo borxhit por për të fituar kohe për ta likujduar atë./ALB365/ Xhemil Beharaj

Hits: 224

Be the first to comment

Lini një Përgjigje