”Minishengeni”, Berisha jep alarmin: Mund të ngelemi jashtë Europës

HERMES, agjensi udhëtimi

”Gangsterët e Ballkanit krijuan Minishengenin, kur ishte Procesi i Berlinit”, kështu u shpreh në Korçë, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në kuadër të turit ”Foltorja”.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri dha edhe një alarm, që Shqipëria sipas tij mund të ngelë jashtë Europës dhe përgjegjës për situatën e mos integrimit në BE bëri kryeministrin Edi Rama.

”Minishengenin e krijoi Vuçiç pasi dyert e Europës për të janë të mbyllura. Vuçiç është një president doktrinar i gjenocidit. Ai e di këtë dhe rri dhe përpiqet të marrë rol lideri në Ballkan dhe gjen dy vasalë Ramën dhe Zaev. Krijojnë një nismë që i kundërvihet “Procesit të Berlinit”.

Merkel erdhi këtu dhe i tha që nuk e zëvendëson asgjë “Procesin e Berlinit”. Në Lubjanë na kaluan nga kandidatë në partner. Nëse nuk ndërgjegjësohemi për këtë gjë mund të ngelemi jashtë Europës”.

Hits: 497

Be the first to comment

Lini një Përgjigje