100 ditëshi/ Ultimatumi i Ramës për Policinë, Fieri qarku me më shumë vrasje

HERMES, agjensi udhëtimi

100 ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për policinë e shtetit, në vend janë regjistruar 12 vrasje me 13 viktima ose 7 më pak se për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por cila është përformanca e uniformave blu për këtë periudhë kohore?

Matës i rezultateve për secilën drejtori u caktua me prioritet, arrestimi i personave në kërkim, kapja e armëve dhe operacione të finalizuara.

Euronews Albania ka mbledhur këto rezultate ku kryeson Policia e Durrësit, ndjekur nga Tirana e më pas Shkodra. Më pak rezultative janë qarqet si Elbasani, Lezha dhe Fieri ku 100-ditëshi nuk duket se ka sjellë ndonjë ndryshim apo ritëm të ri. Fieri rezulton qarku më problematik referuar vrasjeve, pasi në 3 muaj në të janë regjistruar 4 të tilla.

Sa i takon komisariateve në Tiranë, ku është edhe përqendrimi me i madh i forcave policore në bazë të të dhënave të bëra publike gjatë 100-ditëshit, vendin e parë e mban Komisariati 1, me 32 persona në kërkim të arrestuar, 5 operacione të finalizuara dhe 10 armë zjarri të sekuestruara. Në vend të dytë për nga rezultatet vijnë komisariate si 2 dhe 6.

Rezultatet e arritura në 100 ditë afat janë kërkuar nga titullari i ri i policisë së shtetit, Gledis Nano për të analizuar punën e gjithsecilit drejtues. Bashkë me vlerësimet e punës, kryepolici do të vendosë vazhdimësinë e secilit prej drejtuesve pjesa më të madhe e të cilëve janë emra të ricikluar prej vitesh në radhët e uniformave blu./Euronews Albania

Hits: 605

Be the first to comment

Lini një Përgjigje