Veshjet më të bukura nga ditëlindja e reperes Cardi B

HERMES, agjensi udhëtimi

Lizzo ishte pjesëmarrësja në ditëlindjen e Cardi B që mori më së shumti vëmendje. Ajo doli në darkë me temën e vallëzimit në LA River Studios të hënën në mbrëmje e veshur me një fustan ngjyrë vjollce të mbuluar me kristale.

Veshja ishte krejtësisht e tejdukshme, me asgjë përveç të brendshmeve të poshtme.

Ajo kombinoi pamjen e guximshme me një bisht të gjatë flokësh dhe kapëse vezulluese.

Cardi, ndërkohë, festoi ditën e saj të madhe me një veshje të personalizuar nga Laurel DeWitt, e bërë nga lëkura dhe zinxhirë, e cila kishte pantallona të shkurtra dhe sytjena.

Në përputhje me kodin e veshjes së mbrëmjes, Winnie Harlow dhe Teyana Taylor u shfaqën të dyja me pamje të thurura me grep, ndërsa Larsa Pippen dhe Karrueche Tran veshën kombinime të tejdukshme po aq tërheqëse.

Ndërsa Lizzo krenohet me trupin e saj kur është jashtë, ajo është treguar e sinqertë edhe për komentet negative që merr shpesh në rrjete sociale. /Telegrafi/

Hits: 56

Be the first to comment

Lini një Përgjigje