Skandali/ Qëndra shëndetësore e fshatit Peshtan i Vogël, pa drita, ujë, tualet, ç’bie jashtë hyn brenda.

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – Qëndra shëndetsore në fshatin Peshtan i Vogël 5 kilometra nga Fieri nuk njeh asnjë investim prej vitesh. Ajo është ndërtuar me kontribute vullnetare të banorëve të këtij fshati dhe është pa ujë, pa drita edhe pse është vetëm 10 metra larg gabinës elektrike që funzon fshatin, pa tualet, cfarë bie jashtë hyn brenda.

Banorët ankohen për mungesën e qendrës sheëndetsore të lenë në harresë, pa drita, ujë e tualet, e gjitha në lagështireë e pa rikonstruksion.

Siç shihet dhe nga pamjet e ALB365 qendra shëndetësore që është në shërbim të banorëve, është lënë në rrënim të plotë. Për shkak të kushteve që ka qendra shëndetësore, infermierja e fshatit detyrohet që të shkojë në çdo banesë për kryerjen e gjilpërave apo shërbimeve të tjera ndaj banorëve. Godina është vetëm 10 metra larg gabinës elektrike e shtyllës e përsëri energji eelktrike nlë qëndër shëndetsore nuk ka.

Mjekja Sude Fejzulla thotë se e ka denoncuar vazhdimisht gjendjen e qendrës shëndetësore, por nuk ka marrë përgjigje nga pushteti vendor. regjistrin dhe mjetet e urgjencës i mbaj në shtëpi se ktu kam frikë ti lë seose i vjedhin dhe shkon dëm puna që nga viti 1974, thotë ajo.

Urgjencat u shkoj në familje, ndërsa rastet urgjente banorët presin ambulancën për në spital në Fier ose shkojnë me mjetet e tyre private. Mjeku u përgjigjet në çdo kohë, ka pohuar infermieria/ ALB365/Xh Beharaj

Hits: 315

Be the first to comment

Lini një Përgjigje