Parlamenti/ Rama zbulon planet delirante në mandatin e tretë

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryeministri Rama njoftoi se së shpejti Shqipëria do të çojë satelitë në hapësirë. Nuk dihet pse, si dhe kur por deklarata e Ramës u bë në parlament, si përgjigje ndaj Bashës, që i kujtoi blerjen e dronave në Turqi. Në këtë moment Rama zbuloi planin e Shqipëisë për të çuar satelitë në hapësirë. Nuk dihet nëse kjo do të ndodhë, para, gjatë apo pas krizës energjitike, që për momentin ka vënë në vështirësi financat e shtetit shqiptar, por ajo që dihet është se satelitët do të quhen “Albania one” dhe Albania Two”. Deklarata e kryeministrit shkaktoi të qeshura tek deputetët e opozitës.

“Prisni prisni! Qeshni, qeshni! Jo vetëm drona por do të çojmë edhe satelitë në hapësirë. Po, po, satelitë. “Albania one”, “Albania two” do t’i cojmë edhe ato se për ne ky vend nuk është “Tokë e xanun” dhe nuk është “7 mrekulli solli bota dhe mrekullinë e 8 e bëtë ju”. Se ju jeni të vetmit që keni bërë një qytet pa leje. Sigurisht na keni lënë një situatë që kërkon durim, por ne shohim shumë larg, jo drone por edhe satelitë do të çojmë në hapësirë” tha Rama.

Hits: 73

Be the first to comment

Lini një Përgjigje