Tre në pranga, dy të dehur në timon dhe i treti mbante thikë në makinë

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta, shtetasin Xhulio Agalliu 27 vjeç, banues në Portëz, Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij është gjetur dhe sekuestruar një shufër hekuri në cilësinë e armës së ftohtë.

Drejtonin automjetin në gjendje të dehur, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Sh., 33 vjeç, banues në Kuman dhe K. Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Hits: 204

Be the first to comment

Lini një Përgjigje