Rrëmujë në veri të Kosovës, digjet një makinë e policisë

HERMES, agjensi udhëtimi

Qytetarët në veri të Kosovës kundërshtuan një aksion të policisë kundër mallrave kontrabandë. Sipas autoriteteve, operacioni nisi në orët e para të së mërkurës në disa zona të Kosovës, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

Siç mësohet, deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash që dyshohet të jënë kontrabandë.

Në një njoftim, policia bëri të ditur se kontrollet dhe bastisjet e banesave, bizneseve dhe magazinave, po kryhen me urdhër të gjykatave kompetente. Aksioni në veri u përqëndrua tek farmacitë dhe dyqanet që dyshohet se tregtojnë mallra serbe.

Sipas raportimeve, për më shumë së një orë janë dëgjuar boritë e kamionëve, zjarrfikëseve dhe autoambulancave. Disa persona kanë hedhur gurë kundër efektivëve, e kanë djegur një automjet të policisë.

Forcat e rendit u përgjigjën me gazlotsjellës.

Hits: 73

Be the first to comment

Lini një Përgjigje