Plagoset Redi Balla te “Komuna e Parisit”

HERMES, agjensi udhëtimi

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen në lagjen e “Komunës së Parisit” ku një 22-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 dhe i riu i plagosur është identifikuar si Redi Balla. Ai është qëlluar brenda makinës se tij të parkuar dhe tani ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se shërbimet kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.

Hits: 209

Be the first to comment

Lini një Përgjigje