Fermerët: SPAK të nis hetimet. Qeveria të dëmshpërblejë, ndryshe mbjellim hashash në sera.

HERMES, agjensi udhëtimi

Serat me domate në zonën e Beratit dhe Fierit këtë vit do të prodhojnë më pak. Fara e domateve ozgan u shkaktoi dëme të pallogaritëshme që i ka çuar drejt falimentimit

. Nga njëra anë forumi “zëri i femerëve” bën thirrje që SPAK të nis hetimet, fermerë të zonës Berat paralajmërojnë se nëse qeveria nuk i dëmshpërblem një vit më pas nuk do kultivojnë domate por hashash e nëqoiftëse sheti u shkon për kontroll do u dalin me kallash.

Ndiqni vidion më poshtë

Fermerët dyshojnë se prodhuesit e mëdhenj të fidanëve nuk kanë hedhe në treg fidanin me farë origjinale, sipas tyre këto fidan nuk janë kultivuar me farën origjinale. Për të ulur kostot dhe për të rritur fitimin, tregtarët e fidanëve kanë prodhuar fara të palicensuara.

Përveç dëmshpërblimit nga Ministria e Bujqësisë, fermerët kërkojnë të dinë shkakun se përse prodhimi bujqësore kalbet para se të arrijë pjekjen.

Postimi i plote Zeri i fermereve

Frida Krifca Edi Rama reagoni sipas ligjit!
SPAK fillo arrestimet!
Forumi  Zëri Fermerëve i ben thirrje Ministrise se Bujqesise dhe ushqimit qe te gjendet prane fermereve te Beratit, Fierit, Roskovecit dhe t’i jap zgjidhje te menjehereshme problemit te tyre duke i demshperblyer per demin qe i ka shkaktuar kompania private e tregetimit te farërave dhe prodhimit te fidaneve. Fermeret te marrin deri ne qindarken e fundit demshperblimit e qe i takon dhe kompania qe gjenden perballe vepres penale “mashtrim me te dem te rende” ekonomik te perballet me ligjin. Ne menyre qe asnje kompani e tregetimit te fidaneve dhe farerave te mos guxoj ne te ardhmen te kryej nje mashtrim me permasa te tilla ne dem te fermereve qe jetojne me mundim dhe djersen e tyre.
I nderuar fermer shperndaje kete status👍

Hits: 540

Be the first to comment

Lini një Përgjigje