BigBrother VIP/ Formohet çifti i parë?

HERMES, agjensi udhëtimi

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë.

Tashmë miqësitë e para janë krijuar brenda shtëpisë, një afrimitet më i madh së fundmi është parë mes këngëtares, Filloreta Raçi e njohur si Fifi dhe Granit Canës.

Derisa në natën e spektaklit, të premten, u shfaq një video për dyshen, tani ata po shfaqen edhe më të afërt bashkë.

Mbrëmë, ndonëse kanë shtretërit afër, Fifi dhe Graniti gjatë natës i kanë mbajtur dorën njëri-tjetrit.

Video është publikuar nga faqja e “Big Brother Albania VIP”, por –  BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Hits: 79

Be the first to comment

Lini një Përgjigje