Paradoksi/ Shqipëria e shet lirë dhe e blen shumë shtrenjtë energjinë elektrike

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga: Deutsche Welle

Shqipëria është e pasur me burime ujore dhe për paradoks shet lirë energji elektrike në rajon, kur aty nuk ka nevoja urgjente, dhe ble shtrenjtë kur vendi ka nevojë urgjente për energji elektrike. Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipëri krizën e furnizimit me energji elektrike që po troket, ndërkohë që çmimet janë në qiell?

“Ne varemi nga shiu”- tha kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes në media të një plani kundërveprimi ndaj krizës energjitike, duke i qetësuar qytetarët se ky plan nuk parashikon rritjen e ꞔmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familiarë dhe biznesin e vogël dhe as kufizime në furnizimin me energji elektrike në shkallë vendi.

Ai paraqiti edhe një plan kundër krizës energjitike, i cili do të zgjasë deri në fillim të verës 2022, dhe do të kushtojë 100 milio euro në fund të këtij viti dhe 100 milion euro të tjera në fillim të vitit tjetër që do të shkojnë në favor të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elekrike (OSSHE).

Vend i pasur me burime ujore, por …

Edhe pse Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore, katër hidrocentralet më të fuqishme të Shqipërisë mbi lumin Drin, sipas kryeministrit Rama nuk i plotësojnë dot të gjitha nevojat e vendit për energji elektrike.

“Shesim lirë kur rajoni rreth nesh nuk ka nevojë alarmante për energji për të mos hedhur ujin e hidrocentraleve në lumë apo përmbytur fushat e mbjella. Dhe blejmë shtrenjtë energji elekrike, sepse dalim në tregkur nevoja për energji bëhet alarmante per shkak të thatësirës”.

Si zgjidhje Rama prezantoi praninë e një sistemi për të mbajtur ujë rezervë për ta përdorur në kohë thatësire dhe hidrocentralin e Skavicës në kaskadën e Drinit për ndërtimin e të cilit Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë (KESH) nënshkroi në korrik të këtj viti marrveshjen me korporatën ameikane Bechtel. “Po ndërtojmë hidrocentralin e Skavicës, që të kemi një rezervuar mbledhës, që ujin që kemi të tepërt sot ta mbajmë rezervë për nesër kur të kemi thatësirë”.

Sipas ekspertëve ndërtimi i këtij hidrocentrali do ta bëjë Shqipërinë një nga prodhueset më të mëdha të energjisë elektrike në rajon, duke rritur prodhimin e pesë hidrocentraleve mbi lumin Drin me 20 përqind dhe arritur në 1350 MV.

Shifra mbresëlënëse, por që nuk shpjegojnë se si do të zgjidhet problemi i varësisë nga shiu, i cili për shkak të ndryshimeve të klimës me siguri që do të shtohet. Opozita e konsideron krizën energjitike pasojë të korrupsionit dhe të keqmenaxhimit.

Hits: 97

Be the first to comment

Lini një Përgjigje