Sheiku i Manchester Cityt e kërkon Mbappen verën e 2022

HERMES, agjensi udhëtimi

Transferimi i Mbappes në Real Madrid është i komplikuar. Ian McGarry dhe Duncan Castles, gazetarët e specializuar në tregun e transferimit, thonë se sheiku i Manchester Cityt, Shekh Mansour ka kërkesë personale transferimin e sulmuesit francez.

Mbappe do të jetë lojtar i lire verën e ardhshme, kur i skadon kontrata me PSG-në dhe vet pronari i Cityt ka kërkuar të nisin ofenzivën për ta transferuar në Angli.

I interesuar për transferimin e tij është edhe Real Madridi, që ishin afër arritjes së marrëveshjes.

Ndërkohë, Paris Saint-Germain ende ka shpresë se do të arrijë marrëveshje për rinovimin e kontratës me yllin francez.

Hits: 46

Be the first to comment

Lini një Përgjigje