Dalin Fotot, Ilia Kareli u mbajt në frigorifer për 97 minuta në burgun grek

HERMES, agjensi udhëtimi

Pas gati 7 vitesh, mediat greke kanë risjellë në vëmendjen e opinionit publik, vdekjen e shqiptarit, Ilia Kareli në burgjet e vendit fqinj.

Mediat kanë publikuar foto nga vendi ku është vrarë si dhe disa pjesë të burgut ku qëndronte.

Për këtë ngjarje tronditëse u çuan në gjykim 14 persona, ku në vitin 2016 u dënuan 6 persona me nga 5 vite burg. 3 të tjerë u dënuan me 6 vite burg ndërsa gardiani dhe një roje tjetër u dënuan me 7 vite burg.

Dosja e kësaj vrasje paraqet arsyen e vendimit për burgosjen e zyrtarëve të burgjeve, ku mediat greke kanë publikuar detaje rrënqethëse.

97 minuta, në atë që cilësohej si “frigoriferi” i burgut, gardianët torturuan deri në vdekje Ilia Karelin, në atë kohë 42-vjeç. Ai mundi të mbijetonte më pak se 7 orë e gjysmë. Kareli u dërgua në këtë dhomë në orën 15:40 dhe u gjet i vdekur në 23:15, ndërsa nuk përjashtohet që ai të ketë vdekur më herët se në orën kur u gjet i pajetë.

Kareli më herët ishte dhunuar. Kur u dërgua në qelinë e tij, ishte dhunuar deri në atë pikë sa mezi qëndronte në këmbë. Dyshohet se revoltimi i gardianëve të burgut erdhi pas vrasjes së kolegut të tyre disa ditë para ngjarjes në burgun e Malandrinos, në një moment tensioni për refuzimin e lejes. Kareli kishte qëlluar me thikë George Tsironis, duke i shkaktuar plagë të shumta e për pasojë ai ndërroi jetë.

Siç shkruan sot media e njohur greke, Kareli kishte pësuar goditje të vazhdueshme në të gjithë trupin e tij, madje edhe në zona ku kishte tashmë lëndime. Ai është qëlluar në mënyrë të vazhdueshme në vithe, shpinë dhe thembra.

Kujtojmë se Ilia kareli ishte nga Zhupani i Fierit dhe ceremonia mortore u krye në varrezat e fshatit të tij. Ekspertët shqiptarë dhe familjarët pohuan se trupi i tij erdhi pa organin e zemrës , çka u tha nga pala greke se u mbajt për ekspertizën mjeko ligjore

Hits: 915

Be the first to comment

Lini një Përgjigje