PS vendosi me votë që komisionet të zhvillohen online, PD: Po kufizohet parlamentarizmi!

HERMES, agjensi udhëtimi

Partia Socialiste vendosi me votë mbajtjen online të komisioneve parlamentare, prej situatës së krijuar nga pandemia. Partia Demokratike kundërshoti ashpër.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, teksa e cilësoi vendimin anti-kushtetues pasi nuk jemi në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme, e cilësoi atë si një përpjekje për të kufizuar parlamentarizmin.

Në fundt të fjalës së tij ai kërkoi që qeveria të tërhiqej nga ky vendim dhe të zbatohej rregullorja.

“Në mënyrë të jashtëligjshme me Kushtetutën e Shqipërisë, u mor një vendim në gjykimin tonë i pavlefshëm që kufizon punën e që komisionet parlamentare të bëhen online.

Rregullorja është e qartë kur kufizohet puna e Komisioneve Parlamentare dhe ato janë janë gjëndja e jashtëzakonshme dhe gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Ne, sot, nuk jemi në asnjë nga këto gjendje formale juridike për të cunguar punën e komisioneve parlamentare.

E vetmja gjë pse kjo do të bëhet është për të kufizuar parlamentarizmin. Ne nuk e pranojmë këtë dhe kërkojmë që ai vendim që u morr në Konferencën e Kryetarëve të hidhet poshtë dhe të vijojë të zbatohet rregullorja’, tha Rushaj.

Hits: 73

Be the first to comment

Lini një Përgjigje