Orkidea: Si ta kuptoni që ka nevojë për ujitje

HERMES, agjensi udhëtimi

Pavarësisht reputacionit të tyre për të qenë të vështira, shumë orkide mund të rriten lehtë si bimë shtëpie.

Pa pasur nevojë për shumë kujdes, disa lloje mund të lulëzojnë çdo vit, apo edhe shumë herë në vit, ju vetëm duhet të dini saktësisht se si të kujdeseni për to.

Eksperti i orkideve, Malcolm Gregory, tregoi për mënyrën më të mirë për t’u kujdesur për një orkide dhe sa shpesh duhet t’i ujisni ato – përfshirë mënyrat më të mira për të ujitur. Bima dikur e shtrenjtë ekzotike është bërë e zakonshme falë teknikave të klonimit të indeve që e bën të mundur prodhimin masiv të orkideve.

Edhe pse mund të blini shumicën e orkideve për pak para, kjo nuk do të thotë që ju do të dini se si ta mbani bimën mirë në shtëpi.

Orkidetë mund të jenë shqetësuese – ose të paktën misterioze – në kërkesat e tyre, por Malcolm ka ndarë këshillat e tij si ekspert kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për bimën tuaj dhe si ta ujisni atë.

Kur të ujisni një orkide?                   

“Ngjyra e rrënjëve është treguesi më i mirë se kur duhet të ujitet, nëse ato janë të gjelbra atëherë nuk kanë nevojë, nëse janë hiri në të argjendta atëherë kanë nevojë”, shpjegoi Malcolm.

“Në varësi të kushteve të shtëpisë tuaj dhe kohës së vitit, bima zakonisht ujitet një herë në javë. Tregues të tjerë që orkidea nuk ka nevojë për ujë janë: kondensimi në brendësi të vazos, lëvorja me ngjyrë kafe të errët ose të zezë, lëvore e lagur në prekje ose vazo ndihet shumë e rëndë.

“Ndjenja e peshës është një metodë e dobishme për të vlerësuar nevojat për ujë te një orkide në një vazhdo dekorative ose mbjellëse ku rrënjët nuk mund të shihen, ose lëvorja nuk mund të preket. Nëse ndihet e lehtë atëherë ka nevojë për ujitje, përsëri zakonisht vetëm një herë në javë ose më shumë”, shtoi ai

Hits: 56

Be the first to comment

Lini një Përgjigje