Avokati Visha dorëzon në gjykatën Fier kërkesën për kujdestarinë e vajzës 3 vjeçare ta marrin prindërit e viktimës Sabrina Bengaj

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – Vrasja e Sabrinës në Fier nga ish bashkëshirti Elton Metaj, avokati Vishaj dorëzon në gjykatën Fier kërkesën që prindërit e Sabrinës të marrin kujdestarinë e vazës 3 vjeçare tashmë jetime.

Avokati i njohur Sajmir Visha është paraqitur mengjesin e sotëm pranë gjykatës se shkalles pare në Fier ku ka paraqitur kërkesen per kujdestarine e vajzes 3 vjeçare të ish  çiftit Sabrina dhe Elton Metaj  ti kaloje prinderve te viktimes Sabrina Bengaj ne seancen e radhes qe pritet te zhvillohet disa dite me pas në këtë gjykatë.

Avokati Visha eshte kontaktuar nga babai i viktimes, Partizani per te qene avokat mbrojtes per seancen qe do zhvillohet per kujdestarine e mbesës së  mitur 3 vjecare.

Këtë fakt e ka pohuar dhe vet avokati Sajmir Visha i cili nëpërmejt telefonit ka pohuar se ishte paraqitur në sekretarinë e gjykatës Fier ku ka dorëzuar kërkesën që prindërit e Sabrina Bengaj të marrin kujdestarinë e vajzës së saj 3 vjeçare dhe më pas është larguar .

Vajza e mitur 3 vjeçare tashmë e mbetur jetime dhe e vetme pasi mamaja u vra pas shpine nga ish bashkëshorti sapo ishteà kthyer nga puna dhe kishte darkuar në shakllët e banesës së prindërve të saj, ngjarje kjo e ndodhur afro 2 javë më parë

Ndaj autorit Elton Metaj gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg

Hits: 795

Be the first to comment

Lini një Përgjigje