Lewandowski: “Nuk largohem nga Bayerni, këtu kam gjithçka”

HERMES, agjensi udhëtimi

Robert Lewandowski nuk e ka ndërmend të larë Bayern Munichun.

U fol shumë se mund të jetë sezoni i fundit i Lewa në Allianz Arena, por sulmuesi, gjatë marrjes së Kupës së Artë, trofeu prestigjioz individual, i fituar prej tij falë 41 golave të shënuar sezonin e kaluar në Bundesligë, tha se nuk e ka ndërmend të largohet.

Edhe pse ka mbushur 33-vjeç, polaku këmbëngul se ka ende shumë për të dhënë në nivelet më të larta dhe se është i përkushtuar për të fituar trofe të tjerë me Bayernin.

“Nuk kam pse të provoj veten në një ligë tjetër. Në Ligën e Kampionëve mund të garoj me më të mirët e kampionateve të tjera. Jam 100 për qind i fokusuar te Bayerni, nuk mendoj për asgjë tjetër veç ekipit tim”, u shpreh ai.

Hits: 21

Be the first to comment

Lini një Përgjigje