Subashi nën akuzë nga KLSH: Mbi 15 milionë euro abuzim me fondet publike

HERMES, agjensi udhëtimi

Armando Subashi nuk është i paditur. Ka qenë jurist, një ndër më të mirët që kish pasur vendi (madje e ruan këtë status). Hoqi dorë nga drejtësia (pasi punoi prej vitesh si kryetar në Gjykatat Mallakastër e Fier, bile, deri tek posti i anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitin 2009, kur PS e afroi pranë vetes për ta ulur në karrigen e parlamentarit. Para këtyre zhvillimeve pati një eksperiencë të tmerrshme me ish-Presidentin Alfred Moisiu në 2004, kur ky i fundit nuk e dekretoi për në Gjykatën e Krimeve të rënda pas “informacioneve të besueshme për korrupsion” nga agjencitë ligjzbatuese të shtetit shqiptar (SHISH). Dokumentet mund të dilnin në media, ashtu sikurse u përhap me shpejtësi ky informacion. Ndaj e gjeti strehën te politika. Kur Rama e thirri për ta kandiduar në bashkinë e Fierit në zgjedhjet lokale të 2015, nuk u mendua dy herë.

Ndaj për ligj nuk ia hidhte njeri. Për “maliq” ishte vetë. Kishte në dorë edhe gurin, edhe arrën. Kishte mundësi që me buxhetin vjetor prej gati 17 milionë eurosh (sipas vitit 2021) por të shtrirë vit pas viti, të bënte punë dhe të kryente edhe ndere.

Pra puna do bëhej, se ishte urdhëri I Edi Ramës për të transformuar të gjitha qytetet e Shqipërisë. Nderet, dinte ti bënte vetë. Që nga 2015 kur mori detyrën, nuk e vriste shumë mendjen; bile mendonte veten të plotfuqishëm, të paprekshëm, qofshin këta eksperët e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kishte miq gjithandej.

Raporti i parë i KLSH mbërriti në bashki për oponencë në janar 2021. Ishte bombë. Në vitin 2019 eskpertët e KLSH kishin nxjerrë abuzim me fondet në afro 500 milionë lekë të reja ose afro 4 milionë euro. Në vitin 2018, auditi konstatoi se në 31 tendera të zhvilluara nga bashkia, kjo e fundit, kishte shkelur ligjin me të dy këmbët për të bërë specifikimet e tenderave që në shumë raste, ekspertët vlerësojnë se kanë qenë të paracaktuara dhe në 25 raste, firmat që anë përfituar fonde publike nuk duhet ti merrnin këto tendera sepse nuk plotësonin kriteret. Demi i llogaritur ishte afro 568 milionë lekë apo 4.5 milionë euro. Në 2020 KLSH auditoi 23 tendera dhe doli në konkluzion se dëmi ishte 631 milionë lekë apo 6 milionë euro afërsisht…/newsbomb.al/

Hits: 3681

Be the first to comment

Lini një Përgjigje