Ford Bronco arrin në tregun evropian

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Ford arrijnë lajme se vetura e re Bronco do të mund të shfaqej në tregun evropian.

Në korrik të vitit të kaluar, Ford riktheu në “jetë” emrin nga e kaluara, e siç e dini Bronco është një prej emrave më të mëdhenj në historinë e auto-industrisë amerikane dhe njëherit gjenerata më e njohur që u prodhua në të 60-at dhe 70-at, dizajni i të cilit ka rikthyer kësaj herë modelin e ri në treg.

Ford Europe paralajmëron ardhjen e modelit Bronco në Evropë me një çmim prej 30.000 eurove, pasi që konsideron se do të mund të kishte rezultate të shkëlqyeshme.

Fordi i ri Bronco kthehet në skenë me versionin tradicional me dy dyer, i cili u prodhua fillimisht në fillet e saj prej më shumë se gjysmë shekulli, por edhe në variantin më praktik dhe më me komfor me katër dyer.

Përveç këtyre dy opsioneve, blerësit do të kenë në dispozicion edhe versionin më kompakt dhe urban Bronco Sport – që gjithashtu ka katër dyer.

Për ta vënë në lëvizje këtë mjet, Ford ka përzgjedhur dy lloje të motorëve. Variantin me 4 cilindra me 2.3 litra EcoBoost që prodhon 270 kuaj-fuqi, si dhe atë me 2.7 litra V6 që prodhon 310 kuaj-fuqi. /Telegrafi/

Hits: 46

Be the first to comment

Lini një Përgjigje