Betimi i qeverisë ”Rama 3” te Presidenti, nesër në orën 10:00

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë ”Rama 3”, do të betohet nesër (e shtunë) te Presidenti i Shqipërisë. Ceremonia e betimit do të nis në orën 10:00.

Kurse në Kuvend, qeveria e re dhe programi morën 77 vota pro. Sot kreu i shtetit, Ilir Meta u shpreh se do të respektojë Kushtetutën dhe e pret qeverinë e re të betohet sa më parë. Pas betimit, kryeministri Edi Rama do të niset drejt Asamblesë së OKB-së.

”Askush nuk duhet të presë që Presidenti të marrë përsipër detyra që u takojnë aktorëve të tjerë politikë. Shpresojmë që opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament”, tha Meta.

Hits: 408

Be the first to comment

Lini një Përgjigje