Nis sot aplikimi online për universitetet

HERMES, agjensi udhëtimi

Sezoni i provimeve të maturës ka përfunduar e maturantët janë njohur me notat, por tashmë një fazë tjetër e rëndësishme i pret ku duhet të tregojnë kujdes me vijimin e rrugëtimit arsimor.

Nesër nisin aplikimet për maturantët që duan të vazhdojnë studimet në arsimin e lartë. Nga 39 universitete publike dhe private në të gjithë Shqipërinë ofrohen 560 programe studimi, ku të rinjtë kanë mundësi përzgjedhje të 10 degëve që ata preferojnë në portalin e-albania që do të qëndrojë hapur 24/24 përgjatë 6 ditëve, nga 29 korriku deri në 3 gusht.

Ky është raundi i parë i aplikimeve që zhvillohet pasi maturantët kanë kryer pagesën në vlerën 2000 lekëve në një nga bankat e nivelit të dytë dhe e kanë dorëzuar në shkolla.Reklamë

Pas këtij procesi, të dhënat do të përpunohen nga institucionet e arsimit të lartë gjatë muajit gusht dhe në 31 gusht do të bëhet publikimi i renditjes së aplikantëve në portalin e-Albania ku maturantët do të mësojnë se cilët degë kanë fituar. Më pas fillojnë regjistrimet nga dy shtatori deri në 15 shtator.

Teksa më të mirët me rezultate absolute rrëmbejnë degët që duan të parët, maturantët që nuk janë të kënaqur me degët që kanë fituar, mund të aplikojnë sërish me 10 preferenca programesh studimi. Raundi i dytë është brenda datave 19 shtator – 21 shtator ndërsa raundi i tretë dhe i fundit nga 12 tetor deri në 14 tetor.

Hits: 28

Be the first to comment

Lini një Përgjigje