Konflikti për tokën, një i vdekur dhe 3 të plagosur në Lushnje

HERMES, agjensi udhëtimi

Lushnje : Një konflikt për tokën ka ndodhur në Gorunjas të Lushnjes, konflikt i cili ka përfunduar me nje viktimë dhe tre të plagosur mes kushurinjëve, bëjnë me dije burime informacioni nga ky fshat. Konflikti ka ndodhur mëngjesin e sotëm. I plagosur ka mbetur babai me dy djemtë ndërkohë që djali i tretë ka vdekur. Në kërkim policia ka shpallur dy vëllezër që janë kushurinjë të largët me viktimën

Mësohet se i vdekur ka mbetur Romeo Hasalla dhe i plagosur Shaip dhe Laert Hasalla. Konflikti ka qënë mes kusherinj te larget mes autorit të dyshuar të ngjarjes Kastriot Hasalla

Babai Shaip Hasalla, vëlkezërit Emiljano Hasalla, Laert Hasalla, kanë mbetur të plagosur ndërsa vëllai tjetër Romeo Hasalla
Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla bëllezër të shpallur në kërkim bga policia

Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Hits: 422

Be the first to comment

Lini një Përgjigje