Zjarr në pyllin e Kreshpanit në lagjen “Alliaj”

HERMES, agjensi udhëtimi

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore të Kreshpanit në lagjen “Alliaj” në Cakran të Fierit.

Në vendngjarje kanë shkuar repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit në përpjekje për të shuar flakët.


Në ndihmë të forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve kanë ardhur edhe banorë me mjete rrethanore.

Flakët janë ndihmuar edhe nga bari i thatë i ndodhur në zonë.

Ndërkohë, akoma nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Hits: 74

Be the first to comment

Lini një Përgjigje