Teuta përmbys në Andorra, fiton 3-0 dhe kualifikohet në Conference League

HERMES, agjensi udhëtimi

Teuta dhuron spektakël duke përmbysur gjithçka në sfidën e kthimit ndaj Inter d’Escaldes në shifrat 3-0, duke siguruar një biletë për në turin e tretë. Skuadra e Edi Martinit harroi humbjen 2-0 në “Niko Dovana, duke zhvilluar një ndeshje fantastike.

Durrsakët e nisin menjëherë mjaft mirë sfidën duke kaluar në avantazh që në minutën e 25-të me Sebino Plakun,i cili arriti të shfrytëzonte më së miri një krosim nga e majta për të tundur rrjetën dhe për t’i dhënë avantazhin Teutës.

Zgjedhja e Plakut në formacion nga ana e trajnerit shkodran rezulton shumë e goditur pasi është sulmuesi veteran i cili me një goditje nga jashtë zone arriti që të shënonte golin e dytë 10 minuta nga fundi. Sfida shkoi në kohën shtesë, teksa në të parë Teuta merr një penallti të pastër dhe Kallaku nga pika e bardhë nuk gabon për t’i dhënë avantazhin dhe rrugën e kualifikimit Teutës.

Sfida përfundon 3-0 për Teutën e cila bëhet ekipi i parë shqiptar këtë sezon që arrin të kualifikohet në turin e tretë të Conference League. Në turin tjetër do të sfidojnë Shamrock Rovers.

Hits: 33

Be the first to comment

Lini një Përgjigje