Porsche 911 Carrera apo BMW M3 Competition?

HERMES, agjensi udhëtimi

Nëse jeni adhurues i veturave gjermane me performanca të larta, kërkoni adrenalinë dhe rastësisht i keni rreth 90.000 funte (124.000 dollarë), ndoshta do të dëshironit të shikoni ofertat më të reja të BMW dhe Porsche.

M3 Competition kushton 87.000 funte (119.000 dollarë) dhe Porsche 911 prej 85.000 funte (117 dollarë), transmeton Telegrafi.

Duke krahasuar pjesën e jashtme, vërehet mbrojtësi i përparmë i ridizajnuar i M3 që dallon shumë nga i kaluari, apo “fytyra e buzëqeshur” e modelit 911 Carrera.

Nga pjesa e pasme, M3 duket më agresiv, me drita të mprehta – megjithatë dizajni i rëndomtë i Porsche në kombinim me elementet e reja siç janë dritat e pasme dhe mbrojtësi, e ndihmojnë shpejtësinë e kërkuara në pak sekonda.

E nëse nuk keni ndonjë problem me dizajnin, atëherë mund të filloni të bisedoni për numrat. M3 Competition e vë në lëvizje motori me gjashtë cilindra 3.0 litra twin-turbo që prodhon 503 kuaj-fuqi dhe bën tërheqje me rrotat e pasme – e si opsion është edhe ai me tërheqje me të katër rrotat.

911 ka motor 3.0 litra twin-turbo “flat-six” që gjithashtu bën tërheqje me rrotat e pasme dhe i ka “vetëm” 385 kuaj-fuqi – por duket se janë mëse të mjaftueshme duke marrë parasysh se shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për pak sekonda.

Hits: 40

Be the first to comment

Lini një Përgjigje