Mbrostar – Levan, makina del nga rruga,vdes 19 vjeçarja, plagoset pasagjeri 21 vjeç

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – Aksident me pasojë vdekjen e nje 19 vjeçare dhe plagosjen e 21 vjeçarit që udhëtonte me të në një automjet tip “benz” ka ndodhur pak para mesnatës së sotme në aksin e by passit Mbrostar – Levan në afërsi të Pojanit. Automjeti ka dal nga rruga. Në vendgjarje ka shkuar policia e cila po kryen veprimet e rastit.

Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xhesika Mjekra 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi Sabri Xherimeja 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xhesika Mjekra

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Hits: 344

Be the first to comment

Lini një Përgjigje