Kontrollet policore në rrugë, ‘fluturojnë’ 39 patenta, mbi 2 mijë shoferë të gjobitur

HERMES, agjensi udhëtimi

39 patenta janë pezulluar nga policia e shtetit dhe 2 150 drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga policia për shkak të shkeljes së rregullave rrugore.

Policia bën me dije se në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste aksidentesh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 202 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

Njoftimi i policisë:

Mos qarkulloni me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini të sigurt në destinacion.

Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Njësia për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, gjatë 24 orëve të fundit, ka çuar në pranga 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 27 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 195 km/h në aksin Levan-Vlorë) dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2150 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

Janë ndëshkuar me masë administrative nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, 291 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.

310 për parakalime të gabuara, 322 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 241 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 287 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.

Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste aksidentesh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 202 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

479 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Hits: 49

Be the first to comment

Lini një Përgjigje